Paraditja vijon kryesisht me kthjellime, por mesdita shton vranësirat në të gjithë vendin duke sjellë shira të përkohshëm në Veri dhe zonat Lindore, por shira të izoluar në Qendër të territorit.
Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin 2 ballë.
Temperaturat e ajrit rriten 2 gradë celcius gjatë orëve të mëngjesit dhe mesditë duke u luhatur nga 13 në 34 gradë.
a.ç