President i ShBA-së Donald Trump dhe lideri Koreano-Verior Kim Jong Un kanë mbërritur këtë të dielë në Singapor për takimin historik të 12 Qershorit.
President i ShBA-së Donald Trump dhe lideri Koreano-Verior Kim Jong Un kanë mbërritur këtë të dielë në Singapor për takimin historik të 12 Qershorit. Objektikat e këtij takimi ende nuk janë mirëpërcaktuar nga asnjera pale por të dyja palët shprehin optimizëm për takimin.
Liderët e ShBA-së dhe Koresë së Veriut Donald Trump dhe Kim Jong Un kanë mbërritur këtë të dilë në Singapor për takimin historik të 12 qershorit. Trump arriti me Air Force One në bazën ajrore të Singaporit në orën 8:21 me orën lokale, ku u prit nga Ministri i Jashtëm i Singaporit Vivian Balakrishnan.
Ndërsa Lideri Kim Jong Un mbërriti në aeroportin komercial të Singaporit me një Air China Boeing 747 disa orë pas Trump. Kur arriti në Singapor dhe u pyet nga gazetarët Trump tha vetëm “Shumë mirë” dhe më pas u largua me limuzinën e tij drejt hotelit ku do qëndrojë. Por në tëitter Trump tha se shpresonte që Kim do ta merrte këtë “mundësi një herë” për “të krijuar paqe dhe prosperitet të madh për tokën e tij”.
Presidenti i SHBA-së fluturoi në Singapor nga Kanadaja, pas Samititi të G7 i cili u mbyll me shumë diskutime pasi ai shkaktoi një mosmarrëveshje tregtare me disa aleatë të afërt të Shteteve të Bashkuara. Objektivat e takimit historik ende nuk janë mirëpërcaktuar nga asnjera palë . Muajin e kaluar, Trump anuloi takimin pasi një zyrtar i Koresë së Veriut lëshoi akuza të ashpra ndaj nënpresidentit amerikan Mike Pence dhe këshilltarit të sigurimit kombëtar John Bolton në televizionin shtetëror korean.
Një pikë tjetër e paqartë është nëse Koreja e Veriut pranon të heqë dorë nga programi i saj bërthamor dhe arsenali raketor. Në Samitin e G7 Trump u shpreh se kishte një objektiv të qartë për këtë takim por pa u shprehur konkretisht se cili ishte. (Shqiptarja.com)