Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është përfshirë në një incident që ndodhi në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Ai ka larguar nga podiumi një grua e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit. “Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derralles, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, deklaroi zonja e cila tha se ishte pasardhësja e gjeneral Mehmet Derralles.
“I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derralles”, shtoi ajo.
Fjalimi i saj nxiti kryeministrin Ramush Haradinaj që të reagojë personalisht, duke e kapur për dore zonjën për ta larguar nga foltorja.
Ajo reagoi duke i thënë kryeministrit që nuk ka të drejtë ta tërheqë për dore në atë formë.
Më pas reaguan organizatorët dhe e larguan zonjën. (Express)
Kryeministri Haradinaj tregon muskujt, largon me forcë mbesën e Mehmet Pashë Derallës nga skena në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Gepostet von Arbresh.info am Sonntag, 10. Juni 2018