Para se të vriste Xhuljeta Çunin, 31-vjeçari Xhaferr Mata ka debatuar disa herë me ish-të dashurën e tij.
Burime nga Policia thanë për Report TV se Xhaferr Mata pas disa kërcënimeve rresht i ka thënë 19-vjeçares “ose të martohej me të, ose do ta vriste”.
Të njëjtën frazë ia ka përsëritur edhe mëngjesin e së premtes, por Xhuljeta Çuni i ka thënë që ta lërë të qetë. Në këtë moment 19-vjeçarja ka parë pistoletën në dorën e Xhaferr Matës dhe ka ikur me vrap, por 31-vjeçari e ka arritur, duke e qëlluar dy herë.
Ndërkohë zbardhet edhe dëshmia e personit të fundit që ka komunikuar me 31-vjeçarin Xhaferr Mata, pasi ai kishte vrarë ish-të dashurën Xhuljeta Çunin.
Një kalimtare e rastit që ka folur me Xhaferr Matën ka thënë në Polici, se 31-vjeçari po qante dhe ishte në gjendje të rëndë psikologjike.
“E pashë duke qarë dhe disa herë vendosi pistoletën në kokë dhe nuk qëlloi.
I thashë pse e vrave dhe tha vetëm që “Më shkatërroi familjen”.
Në ato moment nuk mund ti thoja mos vri veten, pasi ai sapo kishte qëlluar një vajzë të re.
Në zonë kam dëgjuar se e kishte shqetësuar shpesh atë vajzën”-ka thënë kalimtarja para oficerëve të policisë.
a.ç