Ka përfunduar instalimi dhe vënia në funksion e nënstacionit mobile në zonën e Borshit me kapacitet transmetimi 35/10/6kV.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Tensionit të Lartë, montimi i këtij nënstacioni të lëvizshëm i shërben rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike të zonave të Borshit dhe Qeparos në kuadër ta masave të ndërmarra nga OSHEE për sezonin turistik.
Përdorimi i këtyre nënstacioneve portative është një risi e dy viteve të fundit, e cila i ka krijuar OSHEE-së mundësinë e mirëmenaxhimit të rrjetit shpërndarës në pika strategjike të vendit. Ndërkohë, pas përfundimit të nënstacioneve Himarë dhe Dhërmi, OSHEE po punon për ndërtimin e dy nënstacioneve të tjerë, në Orikum dhe në Gjirin e Lalzit.
Ndërsa, është në planin afatmesëm të investimeve të OSHEE edh ndërtimi i nënstacionit Shëngjin dhe Velipojë me vlerë 1 miliardë.
a.ç