Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Burim Pushkollin.
36-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar në Kosovë për tre raste mashtrimi. Mësohet se skemat e mashtrimit ai i aplikonte edhe në Shqipëri.
Burime kanë bërë të ditur se shtetasve të ndryshëm në Elbasan ai iu merrte shuma te konsiderueshme lekësh, duke u premtuar punë.
Kosovari u zbulua nga policia pasi bashkëjetuesja e tij S.P, e denoncoi për dhunë. Ai u arrestua mbrëmjen e së shtunës në Vorë.
a.ç