Në kuadër të turit të llogaridhënies, pas qytetit të Lushnjës kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm edhe në Fier.
Kreu i qeverisë është pritur nga dhjetëra të rinj të Forumit Rinor të PD, të cilët protestojnë me pankarta në duar kundër vizitës së tij duke i kërkuar dorëheqjen.
Teksa dëgjon thirrjet e tyre “Rama ik”, “Rama, Tahiri, Xhafaj = Shqiperia jashtë Europes” apo “Poshtë pashallarët e krimit”, shefi i qeverisë ka zgjedhur të reagojë duke i përshëndetur me dy gishtat lart (simbol i PD)