Edhe UEFA ka shkruar për vdekjen e hershme të Fadil Vokrrit. Aleksander Ceferin e konsideron Vokrrin si një figurë kyçe në pranimin e Kosovës në UEFA në vitin 2016.
Fadil Vokrri, emri që tregon më së miri për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka vdekur para kohe, sot në moshën 57-vjeçare, lajm që ka shokuar të gjithë, shkruan Gazeta Express.
Pas figurave të ndryshme, edhe UEFA i ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e Vokrrit.
Aleksander Ceferin, numri një i UEFA-s, e ka lartësuar figurën e Fadilit.
“Jemi të tronditur dhe shumë të pikëlluar për vdekjen e Fadil Vokrrit,” tha presidenti i UEFA Aleksander Čeferin.
“Ai ishte një futbollist i shquar që gëzonte një karrierë më të shquar dhe u bë administrator i futbollit dhe president i federatës shtetërore, i kalibrit më të lartë”.
“Fadili ishte figura kryesore në zhvillimin e futbollit të Kosovës që çoi Federatën e Futbollit të Kosovës duke u bërë anëtare e UEFA-s më 2016. Në periudhën që prej atëherë, ai kishte udhëhequr integrimin e shoqatës brenda UEFA-s me aftësi dhe përpjekje të madhe”. thuhet në postimin e UEFA-s.
“Në emër të futbollit evropian, dëshiroj të shpreh simpatinë më të thellë për familjen e tij, Federatën e Futbollit të Kosovës dhe komunitetin e futbollit të Kosovës”.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë në ora 17:00. /b.d