Plot 25 përmbarues mësohet se janë larguar nga puna këtë fundjavë ndërsa vendimi është marrë nga drejtori Piro Lutaj.
Arsye e largimeve masive raportohet të ketë qenë performanca e dobët në detyrë dhe mos-ekzekutimet e shumta të vendimeve.
Vala e shkarkimeve në Shërbimin Përmbarimor ka ardhur pas një vendimi të drejtuesit të institucionit, ndërsa ende nuk ka një njoftim të detajuar zyrtar. /javanews/b.d