Dy punonjëse të një supermarketi në Lushnje kanë vjedhur më shumë se një herë paratë e xhiros.
Nga ana e uniformave blu, u bë arrestimi në flagrancë i Sonila Gjoshit, 24 vjeçe dhe Eriselda Manatit, 28 vjeçe, banuese në Lushnje.
Ndalimi i tyre u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje kanë vjedhur.
Më konkretisht në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.
Dyshimet ranë mbi to, pasi paratë zhdukeshin gjatë turnit të tyre të punës, ndërsa kamerat e sigurisë kishin filmuar edhe momentet kur merrnin paratë.
Ndaj të dyshuarave hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi mekanizmin e veprimit.
Sakaq për veprime të mëtejshme, në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjës për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë./a.m.