Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë denoncimit te bërë nga media ndaj Bashkisë së Tiranës dhe klinikës veterinare, e cila sipas tij ndonëse paguhet për tu kujdesur, sterilizuar, matrikuluar dhe vaksinuar qentë e rrugës, ajo bën të kundërtën duke i vrarë ata.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha teksa ka publikuar lajmin dhe ka sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj,
Postimi i Berishes:
Tirana kryeqyteti i barabarise ndaj qenve!
Lal Plehu ka vrare mbi 10. 000 qene dhe ka vjedhur fonde publike te destinuara per mbrojtjen e tyre!
Lexoni shkirimin e gazetarit investigativ te publikuar ne CNA.al.
“AKTUALITETVideo ekskluzive/ Qentë endacakë shfarosen për të vjedhur miliona”
Shoqatat për mbrojtjen e kafshëve por edhe mediet kohët e fundit kanë reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe institucioneve në varësi të tij të cilat po kryejnë një shfarosje masive të qenve endacakë.
Përballë këtij genocidi qëndrojnë edhe tenderat që shkojnë disa qindra milionë lekë, ku abuzohet me cmimin, kostot por edhe vetë numrin e qenve që sterilizohen apo vaksinohen.
CNA.al në disa shkrime solli faktet e abuzimeve me tenderat dhe kostot reale në treg dhe diferencat me 6-8 herë me ato që blenë Bashkia Tiranë.
Por për të justifikuar abuzimet dhe milionat që shkojnë në disa xhepa duhet edhe një tjetër aksion. Vrasja dhe zhdukja e qenve. Një akt kriminal që bëhet ditën e natën nga Bashkia e Tiranës.
Video skandalet
Emisioni STOP në prill publikoi një denoncim ku me video ishin fotografuar me dhjetra qenë endacakë të ekzekutuar në Klinikën veterinare të AMK.
Kryebashkiaku Veliaj reagoi ashpër dhe mohoi gjithçka.
CNA.al rishkoi në Klinikën veterinare, u fut me kamera të fshehta dhe filmoi gjithçka ndodhte aty. Kërkuam të vendosim në vendin e duhur nderin dhe imazhin e “cënuar” të kryebashkiakut Erjon Veliaj.
Në fakt ajo që pamë është e frikshme. Masakra ndaj qenve vazhdon. Vrasje të përditshme. CNA.al ka siguruar foto sesi me shiringe vriten qentë pa u futur në kafaze apo sterilizuar.
Pra një vrasje e menjëhershme sapo futen në klinike. Korridoret janë plot me qenë të vrarë nga të gjitha anët. Qese të zeza por edhe qene korridoreve. Veliaj herën e parë e mohoi.
Sulmoi dhe Sazan Gurin duke thënë qeset ishin mbetje, tani i ka me foto e video të vrarë qentë në korridoret e klinikës së tij shfarosëse. /b.d