Nuk kanë fund telashet e dëmtimeve për Argjentinës, në prag të Botërorit. Pas portierit Serxhi Romero, një tjetër titullar ka hequr dorë nga ëndrra e madhe. Bëhet fjalë për mesfushorin Manuel Lanzini.
25-vjeçari, i cili aktivizohet me Uest Hemi në kampionatin anglez, pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë stërvitjes. Mësohet se Lanzini ka këputur ligamentet e gjurit dhe do t’i duhet të kthehet në shtëpi. Tekniku i Argjentinës, Sampaoli duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij, në kombëtare mund të rikthehet Ikardi.
ma.me