Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Filipine por fatmirësisht ëhstë mbyllur me një mrekulli.
Drejtuesi i një motori është rrëzuar në tentativë për të kaluar një kamion.
Por rruga ishte e ngushtë dhe ai u përplas. Rrota e kamionit i kaloi mbi kokë. Por ai shpëtoi mrekullisht pasi helmeta ishte aq e fortë sa përballoi peshën e madhe dhe motoristi nuk pësoi dëmtim.
Në pamje shihet që ai ngrihet menjëherë pas aksidentit të ndodhur në Cainta të Filipineve./a.m.