Një karikues telefoni ka shpërthyer ndërsa mbahej në çantë nga një i ri që po udhëtonte me autobus.
Në pamje shihet se si ai, bashkë me një shok, ishin duke komunikuar dhe në një moment karikuesi shpërthen në flakë.
Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ndërsa në automjet kishte shumë persona.
I riu ishte i ulur kur në një moment karikuesi, të cilin e kishte në çantë, shpërtheu duke krijuar flakë të mëdha.
Djali e hodhi menjëherë çantën, ndërsa shoferi i autobusit hapi derën, duke bërë që askush nga pasagjerët të mos lëndohej në këtë ngjarje.
Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të karikuesit.