Arbën Xhaferin, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, Hasan Prishtinën, e Ukshin Hotin, patriotë këta të cilët kolumnisti i rregullt i Kohës Ditore, Agron Demi, thotë i kanë shndërruar në emra të projekteve më të mëdha korruptive.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Arbën Xhaferin e shndërruan në “Arbën Xhaferi” – autostradë nga e cila vodhën 53 milionë euro.
Ibrahim Rugovën e shndërruan në “Ibrahim Rugova” – autostradë për të cilën paguan më së shtrenjti për kilometër asfalt.
Adem Jasharin e shndërruan në “Adem Jashari” – aeroport nga i cili dolën me dhjetëra keqpërdorime.Hasan Prishtinën e shndërruan në “Hasan Prishtina” – universitet ku promovohen mashtrues me diploma e publikime në revista fantome.
Ukshin Hotin e shndërruan në “Ukshin Hoti” – universitet në Prizren, programet e të cili nuk akreditohen e studentëve u humbet pjesa më e mirë e jetës në një institucion mediokër…
Kësisoj, emrat e patriotëve më të mëdhenj shqiptarë, i shndërruan në emra të projekteve më të mëdha korruptive, përgatiti Koha. (b.an)