Një investigim i bërë nga kanali italian RAI 3, në programin investigativ Report, thuhet se është intrigues fakti që një kompani e quajtur “Blue Sky” financon Milanin. Udhëheqës të saj janë Xhanluka D’avaco dhe Salvatore Çerkione, me bazë në Londër, të cilët njihen për lidhje të forta me ish-pronarin Silvio Berluskoni.
Të dy janë pjesë e bordit të kompanisë që quhet SOPAF, bashkë me ish-administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galiani. Kjo çon në dyshime se edhe pse Berluskoni i’a shiti ekipin kinezëve, në vitin 2017, ai mund të jetë ende pas kuqezinjve.
ma.me