Një 39-vjeçar ka rënë në pranga e policisë, pasi akuzohet si bashkëpunëtor i autorit të plagosjes që ndodhi dje në Gjirokastër. Burime zyrtare nga policia thënë se shtetasi me inicialet P.XH., akuzohet se ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, Kristaq Llukanin.
40-vjeçari është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri Valentin Buci dhe Xhelo Gërveshi, 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat.
NJOFTIMI I POLICISË
Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë. Arrestohet një shtetas për përkrahjen e autorit të krimit. Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Delvinë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë i mundur arrestimi i shtetasit:
– P. Xh, 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër.
Ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, shtetasin K.Ll, i cili u shpall në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri shtetasit V.B dhe Xh.G, 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 302, 79, 22 dhe 278 të Kodit Penal.