Disa të rinj do të monitorojnë disa plazhe në qytetin e Vlorës, ku vitin e kaluar u instaluan dhjetëra pika për vrojtuesit. Të gjithë subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues plazhi. Nuk do të jepet nga Bashkia e Vlorës asnjë leje shfrytëzimi të plazheve, pa patur në kontratën e punës dhe një vrojtues plazhi.
Ky është një detyrim ligjor për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar jetën e personaveqë kërkojnë ndihmë në det. Përparim Kamberaj, përgjegjësi i rojeve të plazhit, shprehet: “Është detyrim moral ndaj pushuesve në qytetin tonë. Trajnohemi si sportistët dhe mësojmë teknikat e ndihmës së parë mjekësore dhe transportimin deri në breg”.
Bregdetit të Vlorës i duhen të paktën 200 vrojtues, ndaj duhen ende të rinj që të trajnohen dhe kualifikohen. Jo pak raste ka patur vitin e kaluar në bregdetin e Vlorës, ku mungesa e një vëzhguesi plazhi mund të kishte shpëtuar dhe jetë. Vitin e kaluar, në bregdetin e Vlorës janë mbytur 6 persona.
ma.me