Sot u zhvilua seanca e parë gjyqësore për izet haxhinë, ku ai kërkoi rihapjen e çështjes “Hajdari”.
Disa orë pas seancës ka reaguar e dashura e Haxhisë e cila administron llogarinë e tij në facebook.
“Moment i rendesishem per drejtesine dhe per politiken shqiptare”, shjkruan ajo duke vijuar më pas me një mesazh të ndjerë për partnerin e saj.
Statusi:
Sot,me syte e mendjes kuptoja dhe shikoja Dashurine e jetes time, te rrethuar me police e prokurore…
Moment i rendesishem per drejtesine dhe per politiken shqiptare. Ai ishte aty dhe buzeqeshte !
Por me syte e shpirtit, nuk kuptoja asgje se c kerkonin keta njerez nga i bukuri im, i shtrenjti, i shenjti im…
E di, drejtesia ka shume kohe qe pret e sigurisht, ajo eshte e domosdoshme si jeta!
Izeti do te luftoje deri ne fund! Ai ju pershendet ngrohtesisht te gjitheve!
Por, fshehtas, ne zemer…. do te doja kaq shume ,te ishim vetem bashke e ne djall te shkonin te gjithe….
Dhe, e gjitha kjo , te ishte thjesht nje makth gjume-prishes.
Zot , na zgjo ne kohe…! Ne , te gjitheve!!!
Te dua prej dashurije, Izet Haxhia!
Kurajo♥️!