14 persona janë arrestuar nga autoritetet spanjolle, pasi u zbuluan se çonin klandestinë shqiptarë në Angli.
Mësohet se koka e kësaj bande ishte një shqiptar, ndërsa në përbërje të grupit ishin edhe 3 shqiptarë të tjerë, me role kyçe në transportin e emigrantëve të paligshëm.
Itinerari që bënin personat ishte i tillë. Pasi niseshin nga Shqipëria, shkonin në Spanjë, dhe më pas për në Angli.
Udhëtimi bëhej me kamionë, dhe ata paguanin shuma deri në 6 mijë euro.
Drejtuesi shqiptar i këtij rrjeti kriminal, emri i të cilit nuk bëhet publik, kishte tentuar 8 herë të hynte në mënyrë klandestine në Angli në vitin 2016 dhe 2017.
Gjithashtu, u zbuluan disa udhëtime sporadike të tij, në të cilat, kishte blerë kokainë, duke e shpërndarë me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve të tij.
Policia ndërhyu në një shtëpi private, në qytetin Pielagos.
Në banesë u gjetën edhe 17 kg hashash, rreth 300 gram kokainë dhe disa dokumente shqiptare dhe angleze./a.m.