Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Peshkopi, ku raportohet se një i ri ka vrarë nënën dhe babanë e tij.
Sipas burimeve i riu që ishte kthyer nga Anglia quhet Qemal Sela, 26 vjeç.
Krimi i rëndë në familje ka ndodhur në lagjen e “Llixhave” të qytetit të Peshkopisë. Viktimat e vrasjes së dyfishtë janë identifikuar si Flamur Sela dhe bashkëshortja e tij.
Informacion paraprak i Policisë:
Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.
Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela , 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.
Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.
Javanews/a.ç