Opozita e vendit ka bllokuar sërish seancën e sotme parlamentare. Pasi folen Basha dhe Berisha, deputetet bllokuar foltoren duke penguar zhvillimin normal të seancës.
PD ka kërkuar që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i kërkoi PD që të zyrtarizojnë kërkesën dhe Rama do të jetë i gatshëm, për interpelancë.
Ruçi i bëri thirrje Bashës të sillet si lider dhe ndërpreu seancën
“Bëni kërkesë me shkrim dhe unë do ta planifikoj sic janë rregullat. Nëse do të vazhdoni skenarin tuaj për të krijuar anomali them se nuk keni për ta realizuar. Maksimumi do shtyni me një javë raportonin e institucioneve. Ju lutem Basha jepni kontributin si lideri i opozitës për të mos marrë peng sallën e opozitës. Institucionalizoni kërkesën për interpelancë, ose mocion me debat unë do ti vendos në axhendë. Keni 25 orë kohë për të folur, lereni këtë skenar”, tha Ruçi
Javanews/a.ç