Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj ka kaluar me sukses vettingun dhe është rikonfirmuar në detyrë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar se pasuria e tij rezulton të jetë e justifikuar.
‘Përgjegjshmëria shpërblehet’ është shprehur Edmond Islamaj pas vendimit të KPK
KPK ka kryer hetim administrativ dhe sipas rezultateve, Islamaj dhe bashkëshortja e tij kanë patur mundësi të krijojnë pasurinë e deklaruar.
Islamaj, në seancën dëgjimore, deklaroi se pasuria e tij dhe e familjes së tij është e trashëguar nga gjyshërit.
“Sipas IDKPKI deklarimet e Islamajt jane te sakta, ka burime te ligjshme per justifikimin e pasurise. Nuk ka konflikt interesi.
Sipas hetimit administrativ te KPK ne vitin 2017 Islamaj ka deklaruar nje apartament ne Durres, 87 metra katrore qe e zoteron me prinderit, toke are ne Karpen te Kavajes, 1000 metra katrore, llogari depozite kursimi e krijuar ne vitin 2000 me vlere 5 mije euro, depozite kursimi 20 mije euro ne vitin 2016”.
Sipas KPK, “konstatohet nga ana e komisionit se subjekti i rivleresimit dhe bashkejetuesja e tij i kane patur mundesite financiare per te kursyer keto shuma”.-u shpreh relatorja.
Javanews/a.ç