Italia bëhet zyrtarisht me qeveri të re, pasi kabineti i Conte ka kaluar me sukses edhe provën e fundit në Dhomën e Deputetëve, duke marrë votëbesimin me 350 vota pro, 236 kundër dhe 35 abstenime.
Votëbesimi i qeverisë u përshëndet nga një duartrokitje e gjatë e asamblesë. Qeveria, pas besimit të marrë të martën në Senat dhe sot në Dhomën e Deputetëve, tani është në fuqinë e saj të plotë.
Impenjimi i parë ndërkombëtar për kryeminsitrin Conte është përfaqësimi i Italisë në samitin e G7 që do të mbahet këtë të premte në Kanada.
“Duhet të na respektojnë”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit italian në prag të këtij Samiti.
a.ç