Ish-sulmuesi i Juventusit, Sebastian Xhiovinko, që tashmë aktivizohet tek Toronto në kampionatin amerikan të futbollit, nuk e harron “vesin” për të shënuar gola spektakolarë nga goditja e dënimit.
Në ndeshjen që përfundoi 3-3 ndaj Kolombus Kreu, ai shënoi golin që çoi shifrat 0-3 për ekipin e tij në minutën e 57-të të takimit, por më pas Kolombus arriti të barazojë gjithçka e tre gola. /ma.me