Një grua shqiptare është ndaluar nga autoritetet italiane pasi ka rezultuar të ishte e pajisur me dokumente false.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, kishte pasaportë dhe leje qëndrimi greke të falsifikuara.
Por gjatë kontrollit në çantë, asaj i janë gjetur edhe 100 fishekë për çifte të kalibrit 12.
Shqiptarja kishte në plan të udhëtonte nga Verona drejt Tiranës.
a.ç