Bota feston sot 70-vjetorin e fitores ndaj nazizmit. Por edhe pse kanë kaluar 7 dekada, vendete fuqishme botërore ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre për ta festuar si një trup i vetëm këtë ditë.
Dy fuqitë e mëdha, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjedhur të festojnë të ndara. Por kjo nuk i ka penguar që të dyja vendet të tregojnë “muskujt” me parada ushtarake.
Edhe Shqipëria nga ana e saj ka vendosur t’i thotë “jo” paradës ushtarake të Rusisë.
Rusi, Putin tregon muskujt
Me një paradë madhështore ushtarake Rusia feston 70 vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, e njohur si Dita e Fitores. Në mungesë të udhëheqësve perëndimorë të cilët kanë vendosur të bojkotojnë këtë eveniment në përgjigje të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë, shtetu rus ka treguar përpara botës muskujt.
Në Sheshin e Kuq të Moskës kanë parakaluar me radhë forca ushtarake, automjete dhe armët më moderne që Rusia posedon. Me përjashtim të Kinës, në paradë mungojnë të gjithë liderët e mëdhenj të botës: nga Barack Obama, François Hollande e Angela Merkel, e cila, do të shkojë në Moskë nesër.
Paradën ushtarake ka vendosur ta bojkotojë edhe Shqipëria, e cila ka preferuar të qëndrojë krah aleatëve perëndimorë.
SHBA, avionët ushtarakë mbulojë qiellin e Washingtonit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkujtuar 70 vjetorin e fitores ndaj nazizmit. Me një ndërthurje të së kaluarës dhe të tashmes, SHBA ka bërë një paradë ushtarake me avionë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, tip B-17 apo B-29, përshirë edhe aeroplanë tip ”Catalina” apo ”Wildcats” që kanë fluturuar dje pasdite mbi Washington. Sipas mediave amerikane 56 avionë historikë të restauruar fluturuan për 45 minuta mbi lumin Potomac, nga Memoriali i Lincolnit te National Mall si edhe nga ndërtesa e Kongresit deri pak metra larg Shtëpisë së Bardhë.
Në këtë spektakël ishin të pranishëm mijëra persona të cilët shijuan avionët e quajtur ”Piper grasshooper”, ”Douglas C-47 Skytrain”, ”P-51 Mustang” apo avionin trajnues që fluturoi në Guadalcanal apo në zbarkimin në Normandi.
Në këtë performancë ishin edhe edhe rreth 300 veteranë, shumë prej tyre në karrige me rrota, të cilët u grumbulluan përreth memorialit kushtuar luftës së viteve 1939-45, ku SHBA u fut pas sulmit japonez në Pearl Harbor, dhjetor 1941.
Redaksia Online
(JavaNews.al)