Yjet na ndihmojnë për të kuptuar se cila është, në bazë të shenjës së horoskopit, nëse jemi tipa të shoqerueshëm apo vetmitarë dhe nga anojnë njerëzit që kemi pranë vetes.
DASHI – Jo vetëm që jeni të shoqerueshëm, por mund të themi se është shenja më shoqëruese në të gjithë Zodiakun.
Ju preferoni të festoni me miqtë fitoret tuaja, e madje edhe humbjet (sepse jeni luftëtarë të vërtetë dhe dini që jo gjithmonë mund të fitoni.)
Shpirti juaj aventurier bën që të rrethoheni gjithnjë nga njerëz energjikë dhe entuziastë në jetë, ashtu siç jeni ju.
Por kur jeni të zemëruar, do të ishte më mirë, t’ju linin vetëm për disa minuta.
DEMI: – Venusi, planeti kryesor në shenjën tuaj, ju bën të jeni të sjellshëm dhe të dashur me të tjerët. Nuk jeni të sjellshëm me të gjithë, por vetëm me ata që arrijnë të respektojnë vendimet tuaja.
Mund të ndodhë që t’ju shkrepet në kokë për t’u miqësuar me dikë që ju ka lënë mbresa dhe në këtë rast, bëni gjithçka për t’ia arritur.
Por, nëse ndodh që dikush do të donte me çdo kusht të miqësohej me ju, nuk do ia dilte me aq lehtësi.
BINJAKËT: Ju pëlqen shumë të bisedoni dhe , edhe pse qëllon të ngrini zërin në tavolinë, preferoni të përfshini në bisedën tuaj këdo që qëllon aty.
Për ju çdo argument është i mirë për bisedë të gjallë dhe të gëzuar.
Shpesh ngatërroni fjalën ‘shoqëri’ me ‘flirt’ dhe nuk e keni problem edhe nëse një gjë të tillë e bëni edhe në sy të partnerit apo partneres.
Edhe pse në paraqitje të jashtme ngjani të shoqërueshëm me të gjithë, qëllon që të lidheni shumë fort me dikë.
GAFORRJA: Idea e vetmisë ju frikëson, por idea për të frekuentuar vende të mbushura me njerëz, ju frikëson edhe më shumë.
Ju preferoni një stil jete të qetë, deri diku sedentare. Maksimumi i shoqërimit për ju është të merrni pjesë në dreka e darka ku ju ftojnë.
I njihni shumë mirë sjelljet dhe mënyrat e kushërinjve, apo të familjarëve, edhe kur bëhet fjalë për kushërinj të tretë. Mund të thuhet që kjo e juaja është një formë shoqërimi familjar.
LUANI: Nuk ka mbret pa një popull që ta ndjekë.
Ju keni nevojë të keni rreth vetes shumë persona që, mundësisht t’ju admirojnë dhe t’ju lavdërojnë.
Kur jeni në shoqëri, keni zakon të bëni diçka për të tërhequr vëmendjen dhe për të arritur këtë, jeni gati të shoqëroheni edhe me njerëz që nuk keni asnjë pikë përputhjeje.
VIRGJËRESHA: Nuk duket, por do të donit të ishit më i shoqërueshëm nga ç’jeni, pasi bllokoheni nga ndjenja e turpit.
Nuk keni problem të shoqëroheni shpejt me kolegët për të diskutuar rreth projekteve të përbashkëta dhe kur diskutohet për gjëra që i njihni mirë, nuk hezitoni të shprehni mendimin tuaj.
Nëse bëhet fjalë për miqësi apo flirtim me dikë, emocionet tuaja ju trembin dhe në vend që të punoni me veten, preferoni të kritikoni të tjerët, duke justifikuar kështu faktin që nuk arritët dot të socializoheni.
PESHORJA: Një jetë shumë intensive sociale është një ndër lajtmotivet e jetës suaj dhe nuk bëni dot pa u socializuar dhe pa frekuentuar ambjentet me shumë njerëz, në të cilat mund të bëni njohje të reja.
Vetmia ju tremb. Nëse do ishit gjithnjë të vetmuar, do detyroheshit të merrnit vendime apo të bënit zgjedhje, që zakonisht ia lini në dorë të tjerëve.
Jeni aq të shoqërueshëm saqë arrini të krijoni shoqëri edhe me njerëzit më antipatikë dhe të vetmuar që gjenden.
AKREPI: Keni famën si njerëz pak të shoqërueshëm dhe shpesh shiheni vërdallë me veshje të errëta dhe me shprehi fytyre të zymta.
Në të vërtetë, të ‘guximshmit’ që mund të thellojnë njohjen me ju, mund të zbulojnë se ju fshihnni një anë shumë ironike, zbavitëse dhe madje sociale.
Ju jeni gatuar kështu: kur jeni me humor të mirë, jeni të dashur dhe të shoqërueshëm, kur jeni me humor të keq, jeni gati të hartoni hakmarrjen.
SHIGJETARI: Gjatë jetës keni ndërtuar miqësi nga të gjitha anët e botës dhe ju pëlqen t’i citoni miqtë apo të njohurit kur tregoni aventurat tuaja fantastike.
Në vizionin tuaj për jetën, nuk është e parashikuar vetmia dhe nëse rastësisht udhëtoni vetëm, e bëni me qëllim për të krijuar miqësi të reja dhe nuk humbni rastin për t’u miqësuar madje edhe në tren, në anije apo avion.
Arrini të komunikoni edhe nëse nuk dini gjuhën e bashkëbiseduesit tuaj!
BRICJAPI: Si fëmijë të mirë të Saturnit, ju pëlqeni vetminë dhe heshtjen.
Idea për të qendruar në vende me shumë njerëz, apo për të biseduar me njerëz që i njihni pak, për ju është një ankth i vërtetë.
Në punë preferoni aktivitetet që nuk kërkojnë shumë bashkëpunim me kolegët sepse, të punosh në grup, rrit mundësinë që dikush të zbulojë planet tuaja të detajuara.
Nevoja për të patur kohë dhe hapësirë për veten, ndihet edhe në çift (nëse jeni).
UJORI: Fakti që keni miq dhe mikesha nga të gjitha moshat, të gjitha përkatësive dhe orientimeve politike dhe seksuale, të gjitha etnive dhe shtresave sociale, mund të jetë një paraqitje mashtruese, pasi ju në të vërtetë dashuroni vetminë!
Ju pëlqen ta kaloni ditën në mes të njerëzve, por është gjithashtu e rëndësishme për ju të ruani individualitetin tuaj dhe të shquheni në mes të turmës.
Ndaj mund t’ju shohin të shoqëruar në evente ‘cool’, njësoj siç mund t’ju shohin duke medituar nëpër male, në vetminë e bekuar.
PESHQIT: Pavarësisht se qëlloni t’ju shohin shpesh të veçuar nëpër festa apo mbledhje pune, ju njihni shumë mirë të gjithë pjesmarrësit dhe shpesh jeni ruajtës të sekreteve të tyre më të thella.
Nuk ju pëlqen të lini pas dore miqësitë tuaja dhe preferoni të kultivoni marrëdhëniet tuaja të miqësisë në mënyrë më të rezervuar.
Kush kërkon t’ju njohë më mirë, mirëpritet me ëmbëlsi dhe gadishmëri. Naiviteti juaj shpesh bën që t’i jepni shumë hapësirë në jetën tuaj edhe njerëzve që nuk e meritojnë një gjë të tillë.
a.ç