Ka ndërruar jetë në spital një prej të plagosurve të aksidentit që ndodhi ditën e diel në Vorë.
Zana Brunga 63-vjeçe, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pas disa orë trajtimesh.
Ajo kishte marrë plagë të rënda dhe nuk mundi dot të mbijetojë.
Në aksidentin e djeshëm mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët po marrin ndihmë në spital./a.m.