Gazetarja Valbona Mezini, anëtare e Kryesisë së PD-së, e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se nuk kishte dashur kurrë të largohej nga vendi, por vitet e fundit dëshiron të emigrojë një orë e më parë.
Mezini: Edhe unë jam një shqiptare që jetoj këtu.
Nuk kam dashur kurrë të emigroj.
Vitet e fundit nuk e kam gjetur më veten në këtë sistem shoqëror.
Bëj pjesë tek ai grup njerëzish që kam dëshirën, duke parë pamundësinë që ofron shoqëria, kam dëshirën të emigroj një orë e më parë nga ky vend.
Për herë të parë kam aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe fatkeqësisht nuk më doli.
Zheji: Do të linit çdo gjë?
Mezini: Çdo gjë! Kam mbaruar me rezultatet më të larta në universitetin publik.
Iu ofrova PD-së jo vetëm për interesat personale, por që më ngjallte shpresë.
Ishta një e re që kisha dhënë kontribute. Në krye të 4 viteve kuptova që nuk ishte gjithçka meritokraci.
a.ç