Muaji qershor nis me ditë të ngrohta dhe me diell, por me një karakteristikë, të cilën e vumë re edhe në muajin që lamë pas.
Në pjesën e parë të ditës do të kemi diell ndërsa pasditja do të sjellë vranësira, të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu të lokalizuara. Sipas parashikimit të Shërbimit
Meteorologjik Ushtarak, temperaturat ato do të shkojnë nga 15 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 29 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare.
Një mot i ngjashëm parashikohet të vijojë edhe në ditët e para të muajit.
a.ç