Policia e Shtetit pritet të përfshihet nga ndryshime që kanë të bëjnë me strukturën e saj. Krahas shtimit të numrit të policëve parashikohet që struktura e policisë të pësojë ndryshime edhe në rang drejtuesish.
Kështu siç bën të ditur Gazeta Shqiptare Policia e Shtetit do të ketë 5 drejtorë të përgjithshëm dhe një zëvendësdrejtor. Sipas strukturës së re pritet që të jenë 4 drejtorë të përgjithshëm, një drejtor i përgjithshëm për Departamentin e Rendit, një për Departamentin e Krimeve, një për Departamentin e Kufirit dhe një për Strukturën e Shërbimeve Mbështetëse. Po ashtu do të ketë një zëvendësdrejtor të përgjithshëm dhe mbi të gjithë do të qëndrojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Aktualisht në Policinë e Shtetit janë dy zëvendësdrejtorë, një për Rendin dhe një për Krimet, është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit dhe ai për Shërbimet Mbështetëse.
Por ndryshimet do të prekin edhe organikën e brendshe të Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda. Konkretisht në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë për Aktet Terroriste dhe Krimet e Rënda dhe në sektorin për Krimet Kompjuterike do të ketë ndryshim të numrit të stafit.
Redaksia Online
(JavaNews.al)