Ndërsa e gjithë bota pret që presidenti amerikan, Donald Trump, të takohet me liderin koreano verior Kim Jong un, ai në fakt është takuar me një tjetër Kim.
Bëhet fjalë për ta famshmen Kim Kardashian, të cilën Trump e ka pritur në Shtëpinë e Bardhë për më shumë se një orë.
Kardashian raportohet se e ka takuar presidentin amerikan për të diskutuar një falje të mundshme për një stërgjyshe, 63-vjeçare, që po vuan një dënim me burg të përjetshëm.
Alice Marie Johnson është vënë pas hekurave, për një krim të lidhur me drogat, prej dy dekadash tashmë.
Johnson ishte dënuar me burg të përjetshëm pa mundësi falje në 1996, për një krim jo të dhunshëm, të lidhur me drogën.
Ajo akuzohej se ishte një ndërlidhëse, që merrte dhe ndante mesazhet mes shpërndarësve dhe shitësve.
Procesi i faljes është tërësisht në duart e presidentit por nuk është e qartë për momentin nëse ai do të marrë një vendim apo jo.
Shumë media sociale kanë kritikuar rolin e pazakontë të Kim Kardashian tek presidenti Trump dhe thonë se ka me mijëra raste që meritojnë ekzaminim më të thellë.
Trump, në një postim në “Tëitter”, tha se kishte patur një takim të mrekullueshëm. /a.ç