Ish kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është paraqitur sërish sot përpara Kolegjit të Posaçëm të Apelit, duke lëshuar një prokurë të posacme avokatit Sokol Hazizaj për ta përfaqësuar atë në të gjitha hallkat e gjykimit. Prokura është lëshuar në gjuhën turke e cila më pas është përkthyer në gjuhën shqipe dhe noterizuar. Kjo dëshmon se Llalla tashmë është në Turqi.
“Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor. Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr 1 e vitit 2018, për ankimin që komisioneri publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin. E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time,
Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, ka qenë përmbajtja e prokurës.
Seanca e sotme është vazhdimi i asaj të 15 ditëve më parë, e cila u shty pasi Llalla nuk kishte marrë njoftim për të dhe se avokati i tij duhet të rifreskonte prokurën.
Kujtojmë se procesi i rivlerësimit për ishKryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Shkak për ndërprerjen u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. Ish-Kryeprokurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzojë privilegjin ligjor për t’u emëruar në Apel. Mirëpo, pas regjistrimit të procedimit penal ndaj Llallës, në mars të këtij viti në Prokurorinë e Durrësit, komisionari publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ishKryeprokurorit.
ma.me/javanews.al