Roberto Mançini, me fitoren ndaj Arabisë Saudite, u bë trajneri i dytë që fiton në premierë (së bashku me Konten). Italia e re po nis një revolucion dhe analiza e ndeshjes së parë nxjerr në pah detaje interesante që flasin pozitivisht për të ardhmen e “Axurrëve”.
SULMI – Mbrëmja zvicerane dha sinjale pozitive edhe në nivel golash. Pykat shënuan, ndërsa sulmuesit e krahut ishin një konstante rreziku. Baloteli dhe Beloti, pa harruar edhe Imobilen, janë një pikënisje e mirë për golat. Shumë do të varet nga rendimenti dhe vazhdimësia e tyre, por terminali ofensiv premton shumë.
Të rinjtë- Në premierën e Roberto Mançinit pati një debutues. Politano dhuroi spunto interesante, teksa Italia e së hënës ishte më e reja e 8 viteve të fundit me një moshë mesatare prej 26 vitesh. Në nivel talentesh, “Axurrët” premtojnë shumë, me Kiezën dhe Kristanten që mezi presin të kenë më shumë minuta se sa ato ndaj Arabisë.
MEKANIZMA – Pjesën e parë fizikisht italianët luajtën mirë duke treguar nivel të kënaqshëm loje dhe marrëveshje mes lojtarëve. Mbrojtësit mbivendoseshin me korrektësi, ndërsa mesfushorët sulmuan rregullisht hapësirat. Me siguri që nuk flitet për koracatë, por shtëpia “axurre” duket se ka themele cilësore. /panorama/ma.me