Megjithëse Presidenti Donald Trump vendosi të enjten e kaluar të mos zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, ai ka sugjeruar se është i hapur për bisedimet, në se marrëdhëniet përmirësohen. Oferta për bisedime të reja, sipas kushteve të tij, bazohet në modelin e zotit Trump dhe kjo qasje ka patur rezultate të ndryshme.
Kur Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin, ai nxitoi të shtonte se do të donte së tepërmi të rinegocionte “një marrëveshje më të mirë” me iranianët.
“Ata do të duan të arrijnë një marrëveshje të re dhe afatgjatë. Në një rast të tillë, unë jam gati, me dëshirën dhe aftësinë për të gjetur një zgjidhje,”- tha presidenti Trump.
Komente të ngjashme zoti Trump bëri edhe kur u tërhoq nga marrëveshja për klimën e Parisit, vitin e kaluar:”Ne do të ulemi së bashku për të arritur një marrëveshje të mirë.”- tha ai.
Edhe kur i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshje e tregtisë e Partneritetit të Transpaqësorit dhe e ndryshoi politikën e përmirësimit të marrëdhënieve të adminsitratës Obama me Kubën.
Kohët e fundit, Trump tha të njëjtën gjë, kur ai deklaroi se nuk do të kishte bisedime me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un.
Shohim një qëndrim klasik të Donald Trumpit. Si një manjat i pasurive të patundshme, Trump vazhdimisht ka folur hapur për vlerën e largimit nga bisedimet.
“Në një farë mase, unë mendoj se Donald Trump e ka mbartur modelin e negociatave për shitlblerjen e pasurive të patundshme tek negociatat ndërkombëtare, me moton: gjithmonë kërko më shumë. Ushtro presion të fortë tek pala tjetër.
Pretendo se do një marrëveshje dhe në se ti tërhiqesh, dëshira e tyre rritet dhe të ofrojnë përfitime të tjera…”, thotë Doug Bandoë, studjues në Institutin Cato.Por ajo që funksionon në tregun e pasurive të patundshme, jo medoemos ka rezultat tek negociatat ndërkombëtare.
“Unë mendoj se pjesë e problemit këtu, është se thuajse në çdo tryezë negociatash biznesi, në shumicën e rasteve është çështje parash. Mund të argumentosh, apo mund të bësh lëshime, në se arrin të fitosh diçka më tepër…”, – thotë studjuesi Bandoë, i Institutit Cato.
Por në një mjedis ndërkombëtar, ka më tepër aktorë, të cilët nuk kanë vetëm stimuj financiarë. Është një lojë komplet e ndryshm, thotë biografja e zotit Trump, Gëenda Blair:
“Ai u rrit në një mjedis biznesi. Punoi për projekte ndërtimi me të atin. Ai di se si ndërtohet. Pra, atij nuk i është dashur të mësojë shumë. Nga ana tjetër, ai nuk di gjë për Korenë e Veriut, por do të thoja se askush tjetër nuk di gjë për të.
”Mbështetësit e Presidentit thonë se ai do që të arrihet një marrëveshje më e mirë për popullin amerikan. Por deri tani, qoftë për Iranin, për marrëveshjen për klimën, apo Partneritetin e Transpaqësorit, – nuk ka patur ende ndonjë marrëveshje të re.
Është shumë shpejt të thuhet në se kjo taktikë ka për të funksionuar me Korenë e Veriut…, përgatiti ”VoA”. (b.an)