Dy persona, një shqiptar dhe një grek kanë përfunduar në prangat e policisë helene, pasi u kapën me një sasi droge në makinë.
Më herët, njësia e luftimit të krimit ndërkufitar ka ndaluar për kontroll në zonën e Kosturit mjetin që drejtonte 50-vjeçari grek.
Gjatë kontrolleve, në portbagazhin e makinës u gjetën dhe sekuestruan dy çanta udhëtimi që kishin brenda 31,4 kg kanabis.
Nga hetimet rezultoi se sasia e drogës do t’i dorëzohej një shtetasi shqiptar, i cili, sipas policies, do ta trafikonte kanabisin në tregun grek.
52-vjeçari shqiptar u gjet dhe arrestua në Imathia.
Përveç drogës, policia sekuestroi mjetet e dy të arrestuarve, katër telefona celularë dhe katër karta sim./a.m.