Apartamenti prej 48 metrash katrorë në pronësi të 56-vjeçarit nga Fieri i shpallur në kërkim policor, Xhevahir Lushka, gjendet në pjesën veriore të pallatit shumëkatësh.
Baza e bandës kriminale që ka operuar e është strehuar, është vetëm pak minuta larg nga qendra e Durrësit, në rrugën dytësore nga ana e kodrës, që lidh zonën turistike të Durrësit me Golemin pasi kalon tunelet e ndërtuara në kohën e sistemit komunist. Duke vijuar rrugën e ngushtë pranë një blloku me pallate të reja vijon rrugën lart në kodër. Rreth 300 metra larg nga rruga kryesore gjendet pallati i madh ku në katin e gjashtë gjendej apartamenti.
Një zonë shumë pak e frekuentuar nga banorët në tre stinë përveç verës. Pothuajse e gjithë zona me ndërtime të reja shërben si apartamente të dyta për pushime nga banorët e kryeqytetit dhe të Kosovës. E gjithë zona mbetet jashtë vëmendjes së njerëzve për shkak se edhe në stinën e verës aty vijnë pushues ditorë apo qiraxhinj.
Rreth orës 2 e 30 minuta të së hënës datë 28 maj një grup personash me inspektorë të një zyre përmbarimore, të krimeve, të njësisë administrative, kanë shkuar për të vënë nën sekuestro një apartament i cili i përkiste shtetasit Xhevahir Lushka nga Mbrostari i Fierit me banim në Linzë të Tiranës.
Pronari i apartamentit nuk ishte paraqitur asnjëherë në gjyq, dhe asnjëherë nuk ishte gjetur për t’u lajmëruar nga policitë e tre qyeteve, Durrësit, Tiranës dhe Fierit, për procesin gjyqësor të hapur ndaj tij nga një bankë e nivelit të dytë ku Lushka ishte debitor. Ai dyshohet se është emigrant në USA. Në banesë policia sekuestroi:
- 1 snaiper;
- 1 automatik
- 1 pistoletë
- 4 sileciator
- krehera me fisheke
- nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
- fenelina, mjete dhe veshje policie;
- kapuça.
Të gjitha këto sende u janë dërguar për të mbledhur provat që do të çojë policinë në identifikimin e autorëve.