Në kohë që shumëkush i konsideron të turbullta për qëndrueshmërinë e tregjeve të punës anembanë globit, janë shpesh rastet e veçanta që frymëzojnë rimëkëmbje. Ndodh rrallë, por ndonjëherë suksesi nis nga vende si Shqipëria, ku njerëzit me frymën e duhur sipërmarrëse dhe sfiduese nuk duket se mungojnë.
The Headhunter Albania është shembulli i një kompanie me përvojë jashtëzakonisht pozitive. Historia e saj hedh dritë mbi frytet që korr një punë e bërë me përkushtim dhe pasion. Ajo konsiderohet sot si një ndër kompanitë me më ndikim mbi tregun e punës së një hapësire të shtrirë nga Europa Lindore në Azinë Qendrore. Madje, falë zotësisë dhe përkushtimit të vazhdueshëm të stafit të vet drejtues, The Headhunter Albania ka arritur të zërë një pozicion shumë të meritueshëm si një prej 118 kompanive kryesore që veprojnë sot globalisht.
Rrugëtimi nuk ka qenë aspak i lehtë. Megjithatë, kompania e themeluar dhe drejtuar nga një prej biznesmenëve më të talentuar shqiptarë, Elton Ilirjani, menaxhon sot databazën më të madhe të burimeve njerëzore në Shqipëri e ndër më të mëdhatë në Ballkan. Aktualisht, aktiviteti i kësaj kompanie prek gjithë cepat e Evropës Juglindore (nga Shqipëria në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Qipro) duke arritur të shtrihet deri në Teksas (SHBA).
Por më konkretisht, cila është fusha në të cilën The Headhunter Albania krenohet me emrin saj? Së pari, kompania është bërë shumë e njohur nëpërmjet shërbimeve rinovuese në përzgjedhjen e personelit për bizneset që kërkojnë profesionalizëm dhe efikasitet. Njëkohësisht, ajo ka vënë në punë një mentalitet të ri në lidhje me rekrutimet në përgjithësi. Në pak vite, The Headhunter Albania ka dëshmuar lidership të padiskutueshëm në tregun e punës të rajonit ballkanik, veçanërisht në sektorin e punësimit të vazhdueshëm, ku kompania në fjalë ka ditur të ofrojë një ambient të frytshëm bashkëpunimi për kandidatët dhe klientët e interesuar.
Gjithashtu, pas emrit në ngritje të kompanisë qëndrojnë përpjekjet e saj si zëdhënëse e politikave të tolerancës në vendin e punës. Nisur nga ky qëllim, The Headhunter Albania ka botuar së fundmi indeksin LGBTIQ të Barazisë në Punë, i cili është i pari i këtij lloji në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në shtetet e tjera të Ballkanit që nuk janë ende anëtare të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për një sistem renditjeje që përcakton sa i respektojnë kompanitë të drejtat dhe dinjitetin e personave LGBTIQ gjatë punësimit, trajnimit, zhvillimit dhe praktikave të punësimit në përgjithësi. Për më tepër, indeksi përllogarit përputhshmërinë e tyre me ligjet lokale të punësimit lidhur me argumentin. Nisma për të ndërmarrë një Indeks të tillë është bërë në kuadër të angazhimit të The Headhunter Albania për Përgjegjshmërinë Sociale të Kompanive dhe Diversitetit në Vendin e Punës. Çdo vit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Homofobisë, Transfobisë, dhe Biofobisë (më 17 Maj), Grupi The Headhunter jep çmime për kompanitë të cilat kanë qenë shembullore në mbrojtjen e të drejtave dhe respektimin e dinjitetit të punë-kërkuesve dhe të punësuarve LGBTIQ.