Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me tensione të shumta mes opozitës dhe mazhorancës.
Gjatë mbledhjes së sotme deputetët e opozitës sërish devijuan qëllimin e komisionit ku bllokuan rendin e ditës për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafa.
Mes Bashkim Finos dhe Flamur Nokës pati edhe përplasje teksa Fino i fik mikrofonin Nokës.
Në fund opozita u largua nga mbledhja ku i vetmi që qëndroi ishte deputeti i LSI, Naço duke thyer vendimin e opozitës për t’u larguar.
/a.m.