Në një intervistë për France24, kryeministri Edi Rama deklaroi se në Shqipëri është e modës të kërkohet dorëheqja e kryeministrit por nuk u përgjigj nëse kishte ndërmend të dorëhiqej pas akuzave të opozitës. Shefi i qeverisë ka folur gjithashtu për gazetarin e plagosur në protestë, luftën kundër drogës si dhe mundësinë për çeljen e negociatave.
Është plagosur një gazetar në Shqipëri…
Nuk është një lajm që duhet të zërë faqet e para të gazetave ndërkombëtare.
Nuk keni ndërmend të dorëhiqeni?
Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri kjo ndodh shpesh herë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha.
Po pse këtë herë ata janë duke kërkuar hapur dorëheqjen tuaj, dhe janë duke kritikuar gjithashtu ministrin e Brendshëm për shkak të lidhjeve që ka pasur vëllai i tij me drogën? Ju thoni që është jeta demokratike e vendit tuaj?
Po dhe kur flas në gjuhë të huaj nuk flas për opozitën sepse mendoj se është çështje e brendshme.
Keni rezultate konkrete në luftën kundër drogës?
Kemi shumë rezultate që janë themelore. KE nuk do të bënte rekomandimin pa kushte të hapjes së negociatave në të kundërt. Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë. Nuk jemi duke trokitur në dyert e BE për tu bërë anëtarë, por jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave. Kjo është një punë në vazhdim
Europa po vuan nga kriticizmi…
Po, vjen nga brenda BE-së. Ka shumë arsye dhe një prej tyre është më themelorja: sot Europa po jeton një çast që brezi i ri i sotëm nuk e ka njohur luftën. Unë isha ministër kulture kur patëm një luftë të tmerrshme kur u detyruan që 600 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të vijnë në Shqipëri.
A patët përshtypjen se në Samitin e Ballkanit dyert e BE-së u hapën për ju?
Nuk bëhet fjalë për zgjerim, por për të shkuar drejt thellimit të Unionit përpara se të zgjerohet. Si dhe një thellim të reformave përpara se të bëhemi anëtarë.