Deputeti Dashamir Shehi ka dalë kundër kolegëve të tij të Partisë Demokratike.
Ndërsa ata përplaseshin me Erjon Braçen për Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin në Komisionin e Ekonomisë, Shehi ka kërkuar që të mos merren me këtë debat.
Ai ka kërkuar nga kolegët e tij, që të diskutonin për çështjen e ditës, dhe që kishte lidhje me ekonominë, pasi sipas tij, kjo gjë është më e rëndësishme se debatet e përjavshme tashmë të opozitës, për Xhafajn dhe Tahirin.
“Më pëlqen të merremi me këtë fondin, se ka shumë gjëra për të diskutuar.
Sot kryefjala e të gjitha punëve është kjo”, tha Shehi, që ka ndërhyrë për të ndërprerë debatin mes Braçes dhe Edmond Spahos, pasi ky i fundit ishte duke i kërkuar llogari kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, pse u lirua Saimir Tahiri, a thua vendimi ishte marrë nga Erjon Braçe.
a.ç