Vazhdojnë ditët e ngrohta edhe e marta do të jetë e tillë, pasi dielli do të jetë i pranishëm thuajse në pjesën më të madhe të ditës.
Megjithatë pasditja do të sjellë disa vranësira, të cilat në disa raste do të shoqërohen me shi, i cili do të jetë i lokalizuar.
Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, shpjegojnë se temperaturat do të shkojnë nga 14 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 30 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare.
Sipas parashikimit muaj do të mbyllet me një mot të tillë.
a.ç