Shqipëria U21 e mbylli me një humbje ndeshjen e parë miqësore, nga tre që do të zhvillojë në këtë periudhë. Ndaj moshatarëve të Bosnjes në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë u mundën me shifrat 0-2.
Boshnjakët shënuan nga një gol për secilën pjesë, me Dujakoviç që në minutën e 11-të, dhe më pas Kuzmanoviç, gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregullt. Ekipi i Alban Bushit bëri shumë pak, vetëm me një shtyllë të Hebajt në pjesën e parë shkruan P.Sport.
Shpresat do të luajnë gjithashtu edhe dy takime të tjera miqësore, në datë 5 dhe 8 qershor, në Elbasan, ndaj të njëjtit kundërshtar, Bjellorusisë.
/a.m.