A jeni edhe ju nga ata persona që pëlqeni të dëgjoni muzikë me zë të lartë? Nëse po, atëherë duhet të bëni kujdes.
Ju rrezikoni seriozisht t’i shkaktoni vetes probleme mendore ka zbuluar Universiteti i Kolorados në SHBA gjatë një studimi të kryer së fundi. Por pse ndodh kjo?
Volumi i lartë ju shkakton probleme me dëgjimin.
Ky problem, indirekt kërkon angazhimin më të fortë të trurit për të përkthyer fjalitë gjatë bashkëbisedimit me të tjerët.
E për pasojë, truri i lodhur rrezikon që të shfaqen problemet mendore në mosha më të reja.
Ndaj mos neglizhoni këshillat që vijnë nga shkencëtarët./a.m.