Athina dhe Shkupi kanë arritur një marrëveshje përsa i përket emrit të Maqedonisë.
Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, Nikos Kotzias ka theksuar pas takimit me homologun e tij Dimitrov në Bruksel se të dy kanë mbaruar misioni ne tyre.
“Sot ose ndoshta nesër, do të vazhdojë negocimi në nivel ekspertësh për çështjet teknike dhe ligjore me të cilat duhet të përballen. Pasi të kenë përfunduar dhe pasi të zgjidhen çështjet teknike dhe ligjore, dokumentet e hartuara në nivelin e Ministrave të Jashtëm do t’u jepen dy kryeministrave, të cilët do të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe do të formulojnë marrëveshjen përfundimtare”, ka deklaruar Nikos Kotzias.
LEXO DHE : Kërkohet largimi i Presidentit Italian, ai propozon emrin e ri për kryeministër
Mësohet se dy vendet janë shumë pranë Severna Makedonija (Maqedonia e Veriut ), ekzistojnë edhe variantet e tjera si Maqedonia e Epërme (Gorna Makedonija) dhe Maqedonia e Re (Nova Makedonija). /b.d