Një person është gjetur i varur në banesë, gjatë ditës së sotme nga ana e familjarëve të tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Barbullush të Shkodrës.
Më konkretisht në banesë është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur, 47-vjeçari Ardian Kallami.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë Kallamin drejt fundit tragjik, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë.
Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet e rastit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.m.