Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në Fushë-Arrëz ndërsa policia ka mberritur në vendin e ngjarjes.
Mësohet se arka e kishës së qytetit ka rënë pre e grabitjes. Dyshimet e para flasin për më shumë sesa nje autor, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimin.
Nga të dhënat jozyrtare bëhet e ditur se në arkë kanë qenë një sasi parash që besimtar i kanë hedhur si kontribut për kishën.