Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për protestën e opozitës, e cila kërkonte largimin e tij nga detyra.
Përmes një postimi në twitter, Xhafaj vlerëson policinë për profesionalizmin dhe qetësinë e treguar.
Ministri i Brendshëm është fokusuar vetëm tek puna e policisë, duke shmangur komentet mbi protestën e opozitës, ku nuk munguan as rastet e dhunës, pasi u lënduan 11 efektivë dhe një gazetar i RD.
“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar.”, shkruan Xhafaj
Për rreth dy orë, opozita protestoi sot mes tensioneve për largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Xhafaj.
Javanews.al/a.ç
Shqiperia si vend qe aspiron te futet ne BE nuk duhet ti lejoj vetes skena dhune. Policia sot e demostroj qe eshte nje polici si vendet e zhvilluara europiane.
Te ishtee policia e Bashes do i kishte shtrire nja 4 veta dhe do thoshte i vrau cadra pistolet. Bravo per reagimin policia pergezime.