Partia Demokratike ka shpalosur simboliken e dytë të protestes, pas statujës së drejtësisë.
Bëhet fjalë për “hartën e familjeve mafioze” te vendit, sipas opozitës, me gjithe mbiemrat e njohur për shqiptaret. Harta i ështe vene para deres ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafaj, per largimin e te cilit proteston sot opozita e bashkuar.
HARTA:
Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit sipas opozitës.
Harta është rreth 2 metra e gjysëm e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht nga opozita ose që janë dënuar vetë për krime të rënda dhe akuzohen për lidhje me mazhorancën.
Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vepra të ndryshme penale. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve që sipas PD janë të lidhur me krimin e organizuar , si dhe të njerezve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taulant Balla./a.m.
re kjo eshte protest? Behemi me shume ne me cunat kur ikim ne kalceto.